Umfrage von Euronews Albania darüber, wie Sie für die Vereinigung des Kosovo und Albaniens stimmen werden.

https://i.redd.it/k1gfbwzz1ttc1.jpeg

Von AllMightAb

6 Comments

  1. AllMightAb on

    Kam verejtur nga mediat Kosovare se jane te habitur pse ka me shume vota pro per bashkim nga Shqiperia sesa Kosova, kane projektuar vitet te tera qe Shqiptaret Shqiperise kane nje fare urrejtje per Shqiptaret te Kosoves, qe e kam verejtur edhe tek r/kosovo

    Sido jete, gati 25% te Shqiptarve te Kosoves jane kunder, nje numer teper i madhe, jane rritur Kosovar-Centristat ne numer

  2. Salesforlifezzzz on

    Nuk eshte reflektim i vertete ky sondazh. Shume pak kosovar ka qe identifikohen me kete flamur 🇽🇰. Ne mendojme qe ky 🇦🇱eshte flamuri yne, po ne fakt ky osht flamuri i shqipnis…

    Kjo pergjigje ndoshta vjen nga frika prej politikaneve si Edi Rama qe ne deklaratat e tij, ka pre supozime qe ne jemi shqiptar te rendit te dyte.

  3. Shkaku i kësaj është i njëjti i atij postuesit tjetër të mendimin jopopullor.

    Fatkeqësisht Kosova është plot me këto.

  4. TirelessDreamer1 on

    Nuk duhet te jete surprize me gjithe gjeopolitiken qe po ndodh qe te kete ndasi edhe me te medha ne te ardhmen. Shumica e neve kosovareve ju do me shume se juve neve, kjo shihet si ne festa, si ne turizem, si ne jete te perditshme. Nje shqiptar mesatar nga Shqiperia nuk ja ka haberin se kur eshte shpall pavaresia e Kosoves, cfare figura historike ka, betejat e Kosoves e shume gjera tjera.

    Mirepo edhe perderisa numrat e qytetareve qe vizitojne Shqiperine nga Kosova jane teper te larte anasjelltas eshte shume keq sa qe nuk ka statistika se do ishin tmerr. Me tradite tonen shqiptare kjo i bie qe une po te vij e ti mua jo na le pak smire ne zemer ky gjest, doren ne zemer mosvizita e juaj eshte pak sikur “nuk ka intereson per juve”.

    Pasta mbeshtetja e Kosoves nga qeveria e Shqiperise si ne rrafshin kombetar edhe internacional eshte shume ne nivelin e ulet. Shqiperia si shteti me i madh duhet te beje hapa drejt kesaj pune mirepo na ka humb shpresa, e dijme qe vjedhin dhe politikanet e kane mendjen aty mirepo edhe populli e ben ndryshimin.

    Pavaresisht ktyne krejt, na prap ju dojme ma shume e do ju respektojme me teper. Kemi shume gjera te mira te perbashketa mirepo kemi edhe ca gjera te keqija qe duhen permirsuar, bashkofshim sa me shpejte ashtu siq na ka hije.

  5. gradamfahren on

    Ku është ai që thonte që të Kosovës na duan më shumë se ne ata?

Leave A Reply