Hamam von Haxhi Bey, Peja

https://www.reddit.com/gallery/1hf3hcw

Von salbutamol90

1 Comment

  1. salbutamol90 on

    Desha ti ndaj do foto që i bona gjatë vizitës ime në Hamamin e Haxhi Beut.

    Normal hamamin e gjetë njeri gjithmonë t‘mbyllur. Por herën e fundit që isha në Kosovë, tue kalue hamamin rruges, e pava që dera ke pak e hapur, e shfrytëzova rastin dhe hina brenda.

    Brenda e gjeta nje plak, i cili, me drejtë, më pyeti pse hina pa leje. E luta per leje ta shoh hamamin, tu i shpjegue se jam fëmijë i një mërgimtari, dhe jam kurioz për historinë tonë dhe gjithmonë kam desht të hyj brenda. (edhe se nuk jam shpesh ne vendlindje)

    Plaki m‘lejoi të hyj brenda, dhe i dhezi dritat e hamamit për mu. Ai dul jasht dhe shkoj me pije kafe.

    Dhe ketu jan do foto që i kam bo t‘hamamit. Kë shumë ma i madh se sa e prita dhe kë i ndërtuar në një formë rrethi, dhoma e fundit u lidh me hyrjen. Plus, dhomen e fundit e kane transformue në një skenë teatri.

    Hamami pergjithsej nuk është ne gjendje t‘mire.

Leave A Reply